Policia e Kosovës ka njoftuar se dy shtetas algjerian janë arratisur nga Qendra e Mbajtjes së Aziliantëve në fshatin Vranidoll të Prishtinës.
“Fsh. Vranidoll, Qendra e Mbajtjes së Azilantëve 29.05.2025, 17:55. Është raportuar se janë arratisur dy të dyshuar meshkuj shtetas algjerian nga Qendra e Mbajtjes së Azilantëve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti po hetohet nga njësitet relevante policore”, thuhet në raport.