Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dy raste të vjedhjes në vetura në rajonin e Prishtinës

Dy raste të vjedhjes në vetura në rajonin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të vjedhjeve nga veturat në rajonin e Prishtinës.

Njëri rast ka ndodhur në Graçanicë, ndërsa tjetri në një restorant në Obiliq.

Raporti i policisë:

Llapna Sellë, Graçanicë 02.08.2024 – 10:07.  Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur nga vetura e tij i kanë vjedhur një shumë parash. Rasti në procedurë hetimore.

Hotel, Amazona – BabinMost, Obiliq  02.08.2024 – 01:07. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur kanë thyer xhamin e veturës dhe kanë vjedhur një çantë dore me dokumente personale dhe të familjes së tij. Rasti në procedurë hetimore.