Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dy raste të dhunimit në Fushë Kosovë dhe Gjakovë – arrestohen të dyshuarit

Dy raste të dhunimit në Fushë Kosovë dhe Gjakovë – arrestohen të dyshuarit

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunimit që kanë ndodhur në Fushë Kosovë dhe Gjakovë.

Sipas policisë rasti në Fushë Kosovë ka ndodhur më 2 prill të këtij viti. Lidhur me këtë është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq rasti tjetër në Gjakovë ka ndodhur më 20 mars të këtij viti. Lidhur me këtë gjatë të hënës më 3 prill është arrestuar i dyshuari mashkull i Kosovës nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur si dhe vepra të tjera.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/TV Arbëria