Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dy raste të dhunës në familje të raportuara në polici brenda 24 orëve

Dy raste të dhunës në familje të raportuara në polici brenda 24 orëve

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëshit të fundit në Policinë e Kosovës.

Njëri rast është në Prishtinë, ndërsa tjetri në Gjakovë.

Lidhur me to, dy persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë 23.09.2024 – 08:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij. Viktima nuk ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore, ndërsa ka deklaruar se ndjehet e rrezikuar nga i dyshuari. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 23.09.2024 – 18:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.