Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dy raste të dhunës në familje, një burrë dërgohet në mbajtje, tjetri lirohet në procedurë të rregullt

Dy raste të dhunës në familje, një burrë dërgohet në mbajtje, tjetri lirohet në procedurë të rregullt

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Atij i është gjetur një pistoletë pa leje.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE- Prizren 12.10.2024-16:15. Raportohet se një femër kosovare ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit iu është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë pa leje. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.”

Ndërsa një grua në Pejë dyshohet se është keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“DHUNË NË FAMILJE- Pejë 12.10.2024-20:20. Raportohet se viktima femër kosovare ishte keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.”