Dy raste të dhunës në familje kanë ndodhur brenda 24 orësh në Malishevë.
Për rastin e parë të ndodhur të hënën është arrestuar një grua, e cila dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje.
“Malishevë 11.12.2023 – 13:00. Është arrestuar e dyshuara femër nga Kosova pasi e njëjta dyshohet se ka kryer veprën penale të lartcekur. Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”.
Ndërsa, të rasti i dytë është arrestuar një burrë, i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Malishevë 10.12.2023 – 23:00. Lidhur me rastin pas hetimeve të zhvilluara, me 11.12.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
/TV Arbëria