Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dy raste të dhunës brenda 24 orëve në Kosovë, njëri në Prishtinë e tjetri në Graçanicë

Dy raste të dhunës brenda 24 orëve në Kosovë, njëri në Prishtinë e tjetri në Graçanicë

Dy raste të dhunës në familje janë regjistruar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, shkruan Arbëria TV.

Policia ka njoftuar se njëri rast ka ndodhur në Prishtinë, e tjetri në Graçanicë.

Njoftimi i plotë nga policia:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë / 10.06.2014 – 11:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj po ashtu i kishte dërguar mesazhe kërcënuese përmes telefonit. Rasti është duke u hetuar.

Graqanicë / 10.06.2014 – 12:00. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.