Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dy policë dhe tre qytetarë të lënduar nga aksidenti në Gurrakoc

Dy policë dhe tre qytetarë të lënduar nga aksidenti në Gurrakoc

Dy zyrtarë policorë dhe tre qytetarë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot pas mesnate në fshatin Gurrakoc të Istogut.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova bëri të ditur se të pesë të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Sipas tij, në aksident ishin të involvuara dy vetura, një veturë e Policisë dhe një veturë civile, dhe si pasojë e aksidentit janë lënduar dy zyrtarë Policorë të Rajonit të Mitrovicës, dhe tre persona të tjerë.