Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dy personat e lënduar me mjete të mprehta në Prishtinë, QKUK: Kanë lëndime të rënda, por gjendja e tyre është stabile

Dy personat e lënduar me mjete të mprehta në Prishtinë, QKUK: Kanë lëndime të rënda, por gjendja e tyre është stabile

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga thika në kryeqytet, këtë të shtunë.

Drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla, tha se viktimat kanë marrë lëndime serioze nga therja me thikë, derisa shton se gjendja e tyre është stabile.

“Janë në emergjencë duke i kryer ende ekzaminimet. Lëndimet i kanë të rënda, mirëpo gjendja e tyre është stabile”, tha Syla për Klankosova.tv

Kurse për rastin është deklaruar më herët, edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Ai tha se hetimet janë duke vijuar.

“Rreth orës 03:30, kemi pranuar informatën për dy persona të lënduar, në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Viktimat dyshohet që janë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht po vijon puna hetimore, për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ai.