Policia e Kosovës bëri të ditur se dy persona janë raportuar të zhdukur nga familjarët, njëri nga fshati Biacë i Istogut dhe tjetri nga Prizreni.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se të dy personat e raportuar si të zhdukur kanë probleme me shëndetin mendor.
Ky është raporti i Policisë:
Fshati, Baicë, Istog 10.01.2024 – 20:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vëllai i tij mashkull kosovar (me probleme psikike) është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.
Rr. Mbreti Bardhyl, Prizren 11.01.2024 – 15:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij, mashkull kosovar, i cili kohëve të fundit ka probleme mendore ka dalë nga shtëpia që nga data 09.01.2024 dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.
/TV Arbëria