Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës ku si pasojë kanë vdekur dy persona, të dielën.
Lajmin e ka konfirmuar Faton Aliu, drejtori i Policisë në Prizren.
Ai ka treguar se dy të vdekurit kanë qenë në motoçikletë, ndërkaq vozitësi i veturës është duke marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit.
“Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur. Janë dy viktima që kanë qenë në motor. Vozitësi i veturës po merr ndihmë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit”, ka deklaruar ai.
/TV Arbëria