Dy persona me COVID-19 dhe tre me grip të derrit janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.
Këtë e konfirmoi për Express drejtori i Klinikës, Arben Vishaj. “3 persona janë me grip të derrit e dy me Covid”, tha ai shkurt.
Paralajmërimin për COVID e ka dhënë edhe infektologu Ilir Tolaj.
Ai tha se ka disa lloje të virusave dhe COVID, derisa ka rekomanduar që të mos përdoren shumë antibiotikë.