Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dy persona mbetën të lënduar nga aksidenti në autostradë që ndodhi afër vendit ku vdiqën dje dy shtetaset shqiptare

Dy persona mbetën të lënduar nga aksidenti në autostradë që ndodhi afër vendit ku vdiqën dje dy shtetaset shqiptare

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër vendit i njëjtë ku dje ndodhi aksidenti tragjik që ua mori jetën dy shtetaseve të Shqipërisë.

Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, ka thënë se policia ka dalë në vendngjarje dhe po merret me procedurat.

“Policia në ora 07:47 është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, kilometri i 27 drejtimi Suharekë-Duhël. Sipas njësisë policore në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është duke u marrë me procedurat në vendngjarje”.

Policia tha se “në vazhdimësi apelon për KUJDES TË SHTUAR GJATË DTEJTIMIT TË AUTOMJETEVE, duke respektuar rregullat e trafikut dhe përshtatur shpejtësinë kushteve atmosferike-mjegullës dhe lagështisë në rrugë”.