Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Dy persona gjenden pa shenja jete në Podujevë dhe Gjakovë

Dy persona gjenden pa shenja jete në Podujevë dhe Gjakovë

Dy persona, një grua në Podujevë dhe një burrë në Gjakovë, janë gjetur pa shenja jete në dy raste të ndara.

Sipas raportit të Policisë, më 4 tetor rreth orës 18:30, në Podujevë është raportuar se një grua është gjetur pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Një ditë më pas rreth orës 12:15 në Gjakovë është raportuar se një burrë është gjetur pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.

Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia i ka evidentuar të dy rastet si “Hetim mbi vdekjen”.