Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Dy persona arrestohen pasi sulmuan policët në Malishevë, tre zyrtarë përfundojnë në spital

Dy persona arrestohen pasi sulmuan policët në Malishevë, tre zyrtarë përfundojnë në spital

Dy persona janë arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se penguan zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës dhe sulmuan fizikisht policinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 14:30.

Gjatë incidentit, njëri nga të dyshuarit ka sulmuar fizikisht policët brenda stacionit policor.

Si pasojë, tre zyrtarë policorë kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.