Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dy orë pritje për të dalë nga Kosova përmes Merdares

Dy orë pritje për të dalë nga Kosova përmes Merdares

Mesdita e së dielës [sot] vërehet një fluks i madh për të dalë nga Kosova, te pika kufitare Merdarë e Dheu i Bardhë dhe Bernjak

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar në përditësimin e fundit të statistikave vërehet se ka pritje për të dalë nga Kosova te pika kufitare në Merdarë e Dheu i Bardhë dhe Bernjak. Dhe kolona tek pika kufitare në Merdar është 800 metra, ndërsa te Dheu i Bardhë 200 metra dhe Muçibabë 50 metra.

Në pikat e tjera nuk vërehet edhe aq fluks i madh.

Dy orë pritje zgjat në pikën kufitare në Merdarë, 40 minuta tek Dheu i Bardhë dhe 30 minuta në Bërnjak

Pritjet e tjera janë të zakonshme dhe zgjasin 5-10 minuta.