Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dy orë pritje në Merdar e Dheu i Bardhë

Dy orë pritje në Merdar e Dheu i Bardhë

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka publikuar statistika të reja lidhur me pritjet që po zhvillohen në hyrje-daljet kufitare.

Sipas Qendrës Kufitare thuhet se deri në dy orë të plota po zgjat pritja për të hyrë në Kosovë në pikën kufitare te Dheu i Bardhë e Merdarë.

Kolona tek Dheu i Bardhë arrin deri në 500 metra ndërsa në Merdarë 250.

E në pikën kufitare në Muçibabë hyrja po zgjat afërsisht 40-45 min.

Tek pikat e tjera kufitare hyrja sillet rrett 10-15 minuta e diku diku 3-5 min.

Ndryshe, sa i përket daljes në pikat kufitare si Kullë afërsisht 20 minuta zgjat, e pikat e tjera një mesatare 5-10 minuta.