Xhiro e 17-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll do të mbyllet sot me dy ndeshje.
Dueli më interesant i ditës është pa dyshim ai i derbit të “Anamoravës”, mes Gjilanit dhe Dritës.
Drita ndodhet lider i tabelës me 37 pikë, të paktën shtatë më shumë se përcjellësi i dytë Ballkani, ndërkohë që ka mundësinë të shkojë sërish në 10+ pikë pastër në krye me një fitore potenciale.
Gjilani ndërkohë ndodhet në pozitën e 7-të ku ka grumbulluar 18 pikë.
Dueli tjetër është ai mes Feronikelit 74 dhe Prishtinës.
Feronikeli 74 ndodhet e fundit në tabelë me vetëm 7 pikë të mbledhura pas 16 xhirosh, duke regjistruar vetëm një fitore, krahas 4 barazimeve e 11 humbjeve.
Kryeqytetasit ndërkohë pozicionohen në vendin e katërt në tabelë me 26 pikë të mbledhura.
Të dyja ndeshjet fillojnë nga ora 13:00.