Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Dy ndeshje të Ligës së Konferencës drejtohen nga gjyqtarë e Kosovës

Dy ndeshje të Ligës së Konferencës drejtohen nga gjyqtarë e Kosovës

Dy ndeshje të Ligës së Konferencës të planifikuara për këtë javë do të drejtohen nga gjyqtarë të Kosovës.

Në ndeshjen midis Maltës dhe Domzhales së Sllovenisë, e cila do të zhvillohet sonte nga ora 19:30, gjyqtar kryesor do të jetë Visar Kastrati i cili do të asistohet nga Besnik Morina dhe Granit Hyseni, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Alban Shala.

Ndeshja tjetër midis Zimbru Chisinaut dhe La Floritës, e cila do të zhvillohet të enjten në orën 20:00, do të drejtohet nga gjyqtari Mervan Bejtullahu.

Ai do të ketë si asistentë Edmond Zeqirin dhe Fatmir Sekiraqën, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Dardan Çaka.

/TV Arbëria

 

Powered by WordPress