Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 19-të të PrinceCaffe Superligës.
Ndeshja e parë e ditës së sotme zhvillohet mes Proton Cable Prizrenit dhe Trepçës.
Prizrenasit janë në vendin e shtatë me pesë fitore e 13 humbje, kurse mitrovicasit janë liderë me 16 fitore e dy humbje, prej tyre 11 fitore radhazi.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 17:00
Dueli i fundit është mes Pejës dhe Istogut.
Kampionët e Kosovës shihen si favoritë, pasi janë në vendin e dytë me 13 fitore e pesë humbje, ndërsa skuadra istogase ka vetëm një fitore e 17 humbje.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00. /TV Arbëria