Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dy muaj para zgjedhjeve, shuhet dega e GUXO në Ferizaj: Gërvalla e Peci po ndjekin veç interesat puro personale

Dy muaj para zgjedhjeve, shuhet dega e GUXO në Ferizaj: Gërvalla e Peci po ndjekin veç interesat puro personale

Partia “GUXO”, dega në Ferizaj ka njoftuar se pas mbledhjes së mbajtur ditën e djeshme ka vendosur të pushojë aktivitetin e saj politik në të gjitha strukturat e saj nacionale, dhe të tërhiqet plotësisht nga gara për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Guxo” në Ferizaj ka folur edhe për shkaqet që çuan deri te ky vendim, e që akuzat kanë qenë në drejtim të dy bashkëkryetarëve, Donika Gërvalla-Schwarz dhe Faton Pecit.

Sipas tyre, Gërvalla dhe Peci kanë ndjekur “interesat puro personale dhe kanë anashkaluar interesat e partisë”.

“Ndjekja e interesave puro personale të dy Bashkëkryetarëve, znj. Donika Gërvalla dhe z. Faton Peci dhe anashkalimi i interesave të partisë, gjë e cila e ka dëmtuar dhe po e dëmton ekzistencën, qëndrueshmërinë dhe përfaqësimin e interesave të përbashkëta të anëtarësisë, duke cenuar dhe vazhdueshmërinë e saj”, thuhet në njoftimin e “GUXO” dega në Ferizaj.

Tutje ata kanë përmendur edhe disa arsye të tjera që i bënë të marrin këtë vendim, duke përmendur këtu edhe “shkeljet hierarkike partike” si dhe “mbylljen totale dhe mungesën e komunikimit me strukturat partiake”.