Joselu dhe Kepa Arrizabalaga kanë zbuluar të dy dëshirën e tyre për të qëndruar në Real Madrid përtej këtij sezoni.
Dy të huazuarit e bënë këtë në intervistat e tyre përkatëse në kombëtaren e Spanjës.
“Kush nuk do të dëshironte të qëndronte në Real Madrid?”, ka thënë Kepa për El Chiringuito.
“Unë jam këtu në Real Madrid në një marrëveshje huazimi me një opsion blerjeje, asgjë tjetër. Do të doja shumë të qëndroja. Real Madrid është klubi i jetës sime. Unë dua të bëj një sezon të veçantë për të bindur klubin dhe të qëndroj këtu”, ka deklaruar në anën tjetër Joselu.
Ndryshe nga Joselu, Kepa iu bashkua Bardhezinjve në formë huazimi pa opsion blerjeje.
Real Madrid thuhet se mund ta blejë Joselun për vetëm 1.5 milionë euro.
Joselu ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 2 asistime në 11 paraqitje për bardhezinjtë. Kepa ka mbajtur 5 porta të paprekura dhe ka pranuar 7 gola në 9 ndeshje këtë sezon.
/TV Arbëria