Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Dy libra s`i ka lexu”, Koci thotë se Administrata shtetërore po dëmtohet nga analfabetët funksionalë

“Dy libra s`i ka lexu”, Koci thotë se Administrata shtetërore po dëmtohet nga analfabetët funksionalë

Avokati Arianit Koci është shprehur i zhgënjyer me administratën shtetërore.

Ai ka vlerësuar se një pjesë punëtorëve të administratës janë analfabet funksionalë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se të tillët po e dëmtojnë administratën më shumë se të korruptuarit.

“Dy libra në jetë nuk i ka lexu. Një fjali nuk din me e thurë pa gabime. Sintaksën e ka si me e pasë shqipën gjuhë të huaj, dhe asnjë mendim nuk e artikulon si duhet. Por, fakultetin e ka kry me notën mesatare 9.3! E ka edhe masterin. Patjetër! Me 10-she, siç e potencon. Adminsitratën shtetërore po dëmotjnë analfabetët funksionalë njejtë si të korruptuarit. Ka gjasa që edhe më tepër! Nuk besoni me çfarë mediokrësh ballafaqohem në baza ditore!”, ka shkruar Koci.