Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Dy kura natyrale që ju ndihmojnë të bëni gjumë sa më të mirë

Dy kura natyrale që ju ndihmojnë të bëni gjumë sa më të mirë

Nuk jeni të vetmit që ëndërroni të flini 8 orë gjumë. Gati 60% e amerikanëve po luftojnë  me pagjumësinë.

Si rezultat, shumë prej nesh fokusohen në këshillat rreth gjumit. Problemi është se ilaçet nuk japin shumë rezultate dhe efekti i tyre zvogëlohet me kalimin e kohës, por për fat të mirë ekspertët premtojnë se mund të flini qetë dhe në gjumë të thellë përmes këtyre dy kurave natyrale:

“Pija e re” e nxehtë e cila njihet për aftësinë e saj për t’ju ndihmuar në mënyrë që të bëni një gjumë sa më të qetë është çaj marule. “Nëse keni prerë ndonjëherë kërcell të marules rome, mund të keni vënë re një lëng të bardhë”, thotë Michelle Schoffro Cook. “Kur konsumohet si çaj në mbrëmje, na ndihmon të flemë”.

Rrotulloheni  gjatë gjithë natës? Provoni të dëgjoni melodi qetësuese

Një studim i ri zbulon se muzika me ritëm më të ngadaltë dhe vazhdim më të gjatë të notave shkrin stresin për t’ju ndihmuar të flini. “Mendova se vetëm kompozimet klasike do të promovonin gjumin, por ne zbuluam se këto tipare muzikore janë më të rëndësishme se zhanri”, thotë autori kryesor i studimit Thomas Dickson, PhD. “Pasi të gjeni muzikën që funksionon për ju, dëgjojeni atë në të njëjtën kohë para gjumit për 30 ditë për të krijuar një lidhje me muzikën dhe gjumin – kjo do t’ju ndihmojë të flini më shpejt”.

Powered by WordPress