Një foto e rrallë e Anita Takes dhe Vaçe Zelës është bërë tashmë publike.
Dy ikonat e muzikës shqiptare janë fotografuar sëbashku në Moskë gjatë vietve 60-të.
Nëpërmjet kësaj fotografie konfirmohet shoqëria e vjetër e dy këngëtarëve edhe pse nuk është bërë asnjëherë publike. Ajo çfarë vihet re është fakti se Anita Take është e veshur me kostum popullor, ndërsa Vaçe Zela vjen në këtë fotografi me një pamje krejt të panjohur. Është një fotografi e bërë kur ishte mjaft e re.
Ato të dyja mësohet se nuk kanë asnjë këngë së bashku.
Kjo foto e sjellë në rrjetet sociale nuk ka ndonjë burim se nga është marrë, por ka tërhequr goxha vëmendje.
Të dyja janë një befasi për syrin por dhe një vlerë e shtuar, tashmë e dokumentuar në një foto së bashku.
/TV Arbëria