Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dy herë s’pati vota për të Haxhiu, thotë se do të jetë sërish kandidate për kryeparlamentare

Dy herë s’pati vota për të Haxhiu, thotë se do të jetë sërish kandidate për kryeparlamentare

Dështoi dy herë të zgjidhet nga Kuvendi, por deputetja e LVV-së Albulena Haxhiu ka thënë se do të jetë sërish e propozuar për kryeparlamentare.

Haxhiu ka akuzuar partitë parlamentare se po e mbajnë të bllokuar Kuvendin, pasi s’e mbështetën propozimin e Vetëvendosjes për të parin e Kuvendit.

“Së pari më lejoni të falenderoj 57 deputetë që më mbështetën që të jem kryetare e Kuvendit, duhen edhe 4 vota. Pra, nga të gjithë deputetët, 61 duhet të jenë për. Siç e kuptuat, seanca u peuzullua, brenda 48 orëve u thirr seanca e radhës, Kuvendi nuk kunstitohet pa u zgjedhë kryetari dhe nënkryetarët. Ne ishim gati të vazhdojmë me procedurat e mëtejme, mirëpo duket që opozita po e mban të bllokuar Kuvendin sepse nuk e mbështeten propozimin e VV-së. I përket VV-së ta bëjnë propozimin e radhës, do të jetë emri i njëjtë, faleminderit”, ka theksuar Haxhiu.

Në dy votimet e bëra në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiu mori vetëm nga 57 vota, nga 61 të nevojshme./RTK/