Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dy gra rrahen mes vete në Lipjan, policia jep detaje

Dy gra rrahen mes vete në Lipjan, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten në Lipjan dy gra janë përleshur mes vete.

Si pasojë të njëjtat kanë pësuar lëndime dhe më pas kanë pranuar tretman mjekësor.

“Dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes vete. Si pasojë të njëjtat kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës.