Ende pa kaluar minuta e 10′ e ndeshjes në stadiumin “Khalifa International”, dhe janë shënuar dy gola mes Kroacisë dhe Marokut.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi mbrojtësi Josko Gvardiol, i cili kaloi Kroacinë në epërsi prej 1:0 në minutën e 7′ të ndeshjes, raporton TV Arbëria.
Ndërkaq, përgjigja e Marokut ishte e shpejtë, ku arriti ta barazojë rezultatin pas dy minutave, respektivisht në minutën e 9′ përmes Achraf Darit.
Rezultati momental, 1:1.
Golat i gjeni më poshtë.
Goli i Gvardiol (Kroacia)
Goli i Dari (Maroku)