Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka shfrytëzuar kompetencat e tij presidenciale për t’i shpëtuar nga “dënimi me vdekje” dy gjeldeti nga në prag të festës së falënderimeve. Siç dihet gjeldeti përbën pjesën kryesore të menysë në familjet amerikane për këtë festë.
Kjo praktikë, ku i pari i Shtëpisë së Bardhe ua kursen jetën gjeldetit ka një traditë të gjatë. Ajo për herë të parë ishte përdorur nga Abraham Lincoln. Mirëpo, këtë falje ai e kishte bërë më rastin e festës së Krishtlindjeve.
Ndërkohë, ish-Presidenti, Herry Truman ishte i pari që u shfaq në Shtëpinë e Bardhë me një gjeldeti të dhuruar nga Federata Nacionale e Gjeldetit, mirëpo i njëjti ishte konsumuar. Kurse Geoge H.W. Bush, apo siç njihet ndryshe te ne si Bushi Plak, u bë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që e inauguroi zyrtarisht faljen e jetës së gjeldetit, ne prag të festes së falënderimeve.
Që nga kjo kohë një praktikë e tillë është ndjekur nga të gjithë presidentet e SHBA-ve, ku përzgjidhen dy gjeldeti dhe u falet jeta duke shpëtuar kështu nga therja.
/TV Arbëria