Superliga e Kosovës në basketboll do të vazhdojë sot me dy ndeshje mjaft interesante.
Derbi i kësaj xhiro do të jetë ai ndërmjet Yllit dhe Pejës.
Ylli ka një fitore e dy humbje, ndërsa Peja është e vetmja me tri fitore radhazi në elitë.
Dy skuadrat hyjnë për fitore, pasi kanë ambicie të larta në këtë edicion.
Ndeshja e fundit e kësaj xhiro është ndërmjet Trepçës dhe Vëllaznimit.
Mitrovicasit pas dy fitoreve radhazi pësuan nga Peja, kurse kuqezinjtë janë skuadra e vetme në elitë deri më tani me tri humbje, duke mos shënuar asnjë fitore.
/TV Arbëria