SHKRUAN: HYSNI GUCATI
Plagët e luftës janë ende të freskëta. Në Serbi, kriminelët që vranë, dhunuan e masakruan gra e fëmijë në Kosovë jo që s’u dënuan por marrin grada, medalje dhe bëhen heronj nga institucionet e Serbisë.
Në të njëjtën kohë, nga Kosova nisen dosje për në Hagë. Çlirimtarët që dolën malit me mbrojtë pragun e shtëpisë dhe qytetarët e pafajshem,sot ulen në bankën e të akuzuarve.
Ata që deponuan dhe deponojnë dëshmi të fabrikuara nga Kosova kundër çlirimtarëve gjithandej dhe ne Hagë,kurrë s’deponuan asnjë dosje për kriminelët serbë. Për xhelatin heshtje, për çlirimtarin shpifje. Ka të tillë nga Kosova që edhe në libra të tyre e shtrembërojnë historinë e krimeve për arsyje të thjesht amnestimin e kriminelëve.
Në Beograd krimi amnistohet me dekret bota hesht,ndërsa ne Prishtinë e deri ne Hagë liria gjykohet.
Deri sa viktima gjykohet e xhelati dekorohet, plagët s’shërohen. Pa e pranuar krimin, s’ka pajtim. Pa e ndëshkuar kriminelin, s’ka paqe.
Drejtësi për Çlirimtarët!