Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dy ditë pas zgjedhjeve, MI jep tender mbi 1.5 milion euro për sanimin emergjent të rrëshqitjeve në rrugën Pejë-Kuqishtë

Dy ditë pas zgjedhjeve, MI jep tender mbi 1.5 milion euro për sanimin emergjent të rrëshqitjeve në rrugën Pejë-Kuqishtë

Dy ditë pas zgjedhjeve, Ministria e Infrastrukturës ka dhënë tender në vlerë mbi 1.5 milionë euro për sanimin emergjent të rrëshqitjeve në rrugën Nacionale N9, Segmenti Pejë-Kuqishtë.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë ka qenë 1 milion e 770 mijë euro, që në fund është dhënë për 1 milion e 577 mijë e 994 euro. Me kontratë është shpërblyer kompania “Granit SH.P.K”.

Me këtë kontratë parashihen inçizimet dhe punët paraprake në terren, pastrami i terrenit dhe punët tokësore, konstruksioni i trases, muret mbrojtëse dhe dokumentimi i projektit të ekzekutuar.

Kontrata është dhënë dje, teksa nënshkrimi i saj është planifikuar të bëhet sot.

Për këtë tender kanë ofertuar gjashtë kompani. Çmimi më i lartë ka qenë 1 milion e 524 mijë e 103, e më e larta 1 milion e 665 mijë e 157 euro. /Reporteri.net