Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, po marrin pjesë në takimin e Komiteti Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Musliu-Shoshi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se bashkë me Bogujevcin, filluan ditën më një mëngjes punë me Kryeministrin e Lituanisë.
Postimi i plotë:
Sot në Lituani, ku bashkë me znj.Saranda Bogujevci, po marrim pjesë në takimin e Komitetit Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKiE), i cili mbledh rreth 60 anëtarë të Asamblesë!
Ditën filluam me një mëngjes pune me Kryeministren e Lituanisë, znj. Ingrida Šimonyte, në kuadër të grupit Ëomen Parliamentary Assembly of the Council of Europe
Lituania do të ketë PRESIDENCËN e Komitetit të Ministrave, prandaj shkëmbimi i pikëpamjeve me Ministrin e Jashtëm, z. Gabrielius Landsbergis, ishte i rendësisë së veçantë edhe për
Debat do të ketë mbi raportet e hartuar që trajtojnë temat aktuale në Evropë me pjesëmarrje të Presidentit të Parlamentit të Gjeorgjisë dhe Zëvendëskryetarit të Komisionit të Venecias.
Falenderim të veçantë Presidentit të APKiE-së, z.Theodoros Rousopoulos, dhe kryetares së Seimas, Viktorija Čmilytė-Nielsen.