Dy aksidente trafiku kanë ndodhur njëkohësisht në dalje të autostradës Veternik-Bresje të Fushë Kosovës gjatë mbrëmjes të së hënës.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili shtoi se janë të përfshira disa automjete dhe raportohet për disa persona të lënduar
Sonte në orët e mbrëmjes është raportuar për një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht dalja e autostradës Veternik – Bresje 3. Policia e Kosovës, konkretisht njësitet kompetente policore kanë dal n vendin e aksidentit dhe jemi njoftuar se bëhet fjalë për dy aksidente në të njëjtin lokacion dhe janë të përfshira disa automjete. Në ketë fazë raportohet per disa te lenduar dhe te njejtit jane percjell per trajtim mjeksor. Per gjendjen e tyre mund te ju adresoheni sherbimeve emergjente”, tha Hoxha.
Hoxha njoftoi edhe për statistika të përgjithshme nga aksidentet në Kosovë, ku theksoi se 70 persona kanë humbur jetën në periudhën Janar-shtator 2024.
“Sipas analizave të aksidenteve në vendin tonë; Nga shtatëdhjetë (70) persona që kanë humbur jetën në aksidente të trafikut rrugor për periudhën “Janar-Shtator 2024”, Tridhjetenëntë (39) apo rreth 55%, kanë qenë shofer, andaj kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit, në veçanti shoferët që gjatë qarkullimit në rrugë të jenë me të kujdesshëm dhe te iu përmbahen rregullave te përcaktuara me ligjin mbi trafikun rrugor, në të kundërtën masa ligjore te ashpra po aplikohen dhe do te aplikohen nga policia ne vazhdimësi”, shtoi ai.