Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Dy adoleshentë në mesin e të akuzuarve për vrasjen e katër personave në Alabama

Dy adoleshentë në mesin e të akuzuarve për vrasjen e katër personave në Alabama

Dy vëllezër adoleshentë dhe një burrë janë akuzuar për vrasje pas të shtënave në një ditëlindje në Alabama ku mbetën të vrarë katër persona dhe u plagosën 32 të tjerë.

Vëllezërit Ty Reik McCullough, 17 vjeç dhe Travis McCullough, 16 vjeç, u arrestuan të martën në mbrëmje ndërsa i akuzuari tjetër, Wilson LaMar Hill, 20 vjeç, u arrestua të mërkurën, shkruan BBC.

Zyrtarët thanë se tre të dyshuarit janë nga Tuskegee, Alabama, e cila është rreth 40 minuta me makinë nga vendi i krimit Dadeville.

Dy adoleshentët do të gjykohen si të rritur, një kërkesë automatike për këdo 16 vjeç e lart që akuzohet për vrasje në shtet.

Në një konferencë shtypi të mërkurën, zyrtarët u thanë gazetarëve se hetimi ishte ende në fazat e hershme.

/TV Arbëria

Powered by WordPress