Kancelari në ardhje i Gjermanisë, Friedrich Merz po kërkon ta rigjallërojë motorin gjermano-francez, shkruan Deutsche Welle.
Menjëherë pas fitores në zgjedhje, kreu i CDU, vizitoi presidentin francez, Emmanuel Macron në Paris të mërkurën në mbrëmje. Takimi zgjati disa orë. Nga CDU u theksua atmosfera veçanërisht miqësore. Merz u shpreh optimist për zhvillimet e ardhshme në Europë. Merz e njeh mirë frëngjishten dhe në kohën si deputet Parlamentin Europian ai e ka vlerësuar marrëdhënien e mirë gjermano-franceze.
Pas takimit ai shkroi në twitter: Shumë faleminderit, i dashur Emmanuel Macron, për miqësinë dhe besimin tuaj në marrëdhëniet franko-gjermane. Së bashku vendet tona mund të arrijnë gjëra të mëdha për Evropën.