spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Durrës: 40-vjeçari bie në det, nisin kërkimet për gjetjen e trupit

Extra AL PVC

Një fatkeqësi ka ndodhur pasditen e sotme në Porto Romano të Durrësit, kur dy vëllezër dhe një shok i tyre kishin shkuar të peshkonin. 40-vjeçari Aurel Ndoni ka rrëshqitur befas në ujë, por nuk ka dalë dot më pasi e ka rrëmbyer rryma detare. Tashmë polumbarët e RENEA-s janë vënë në kërkim.

Policia e Durrësit njoftoi paraprakisht se: “Rreth orës 17:15, kanë shkuar për të peshkuar në Porto Romano, shtetasit A. B., 40 vjeç, E. N., 34 vjeç, vëllai i 40-vjeçarit dhe M. V., 33 vjeç. Gjatë peshkimit dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë, shtetasi A. B., i cili është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me polumbarët e RENEA-s do të kryejnë kërkimet për gjetjen e trupit të shtetasit A. B. Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor i ngritur për rastin, po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat.

spot_img

Të fundit

Rusia inkurajon Serbinë për kthimin e forcave serbe në Kosovë

Rusia mirëpret një synim të mundshëm për riparaqitjen e...

Sulmet izraelite vrasin 15 persona në Gazë, thonë autoritetet palestineze

Autoritetet palestineze thanë se 15 persona janë vrarë në...

Kurti me zotim të ri në Bruksel për zbatimin e Marrëveshjes Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, arsye milionat nga Plani i Rritjes

Kryeministri Albin Kurti u prit sot në Bruksel nga drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Bashkimit Europian, Gert Jan Koopman, me të cilin diskutoi,...

Rusia inkurajon Serbinë për kthimin e forcave serbe në Kosovë

Rusia mirëpret një synim të mundshëm për riparaqitjen e një kërkesë të Serbisë për kthimin e forcave serbe në Kosovë, e cila është në...

Kryetari i degës më të madhe të VV-së në Drenas jep dorëheqje bashkë me aktivistë: Lladrovci: Mirë se vjen Baxhë!

Kryetari i një prej degëve më të mëdha të VV-së në Drenas, Naim Qorri, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga partia që drejton...