Zv/ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë të ditur se ka filluar sot betonimi i pilotave të dy urave mbi lumin Ibër, gurthemeli i së cilave u vendos këtë jave.
Ai njoftoi se këto dy ura përfundojnë në vjeshtë.
“Filluam me betonimin e pilotave. Në vjeshtë edhe dy ura mbi Ibër.”, shkroi Durmishi në Facebook.