Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Durmishi për urat në veri: Në shtator do të kalojmë me vetura, e këmb në trotuare

Durmishi për urat në veri: Në shtator do të kalojmë me vetura, e këmb në trotuare

Hysen Durmishi, zv/ministër në detyrë i Infrastrukturës ka dhënë përditësimet e fundit rreth ndërtimit të dy urave mbi lumin Ibër.

Ai është shprehur optimist se në shtator do të kalohet me këmb e vetura mbi këto ura.

“Paradite themeli i bregorës e pasdite themeli i mesit të urës. Intensitet i paparë ndonjëherë në ndërtimin e urave në Kosovë.

Në shtator do të kalojmë me vetura, e këmb në trotuare.”, ka shkruar Durmishi në Facebook.