Durim Berisha ka publikuar një reagim në Facebook, ku ka ngritur akuza të rënda ndaj Agron Hazirit, shef i Hetimeve në Drejtorinë e Kryeqytetit, dhe kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.
Sipas Berishës, Haziri ka lidhje të ngushta me djalin e Tërnavës dhe vitin e kaluar kishte qenë në Haxh si mysafir i mbretit.
Berisha pretendon se Naim Tërnava dhe djali i tij e kanë kontaktuar Agron Hazirin dhe i kanë kërkuar që, duke keqpërdorur pozitën e tij, të ndërmarrë veprime për ta dërguar atë në burg.
Ai gjithashtu pretendon se qëllimi i këtyre veprimeve ka qenë frikësimi i tij për të mos shkruar më lidhur me pretendimet për dhunime në Medrese dhe xhamitë e Kosovës.
Në reagimin e tij, Berisha pretendon gjithashtu se Naim Tërnava dhe imami Shefqet Krasniqi kanë ndikuar te familjet e viktimave që rastet të mos denoncohen pranë organeve të drejtësisë.
Në fund të reagimit, ai i drejtohet Bashkësisë Islame të Kosovës me fjalët: “Selam alejkum.”