Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Durim Berisha njofton lirimin: paralajmëron publikimin e detajeve për ndalimin e tij

Durim Berisha njofton lirimin: paralajmëron publikimin e detajeve për ndalimin e tij

 

Durim Berisha ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se është liruar nga mbajtja, duke theksuar se procedura ka përfunduar në mënyrë të rregullt.

Në reagimin e tij, ai ka falënderuar avokatin Ngadhnjim F. Makolli për mbrojtjen ligjore gjatë kësaj periudhe. “Falënderoj shokun tim të vjetër, avokatin Ngadhnjim F. Makolli, që ishte mbrojtësi im në këtë procedurë”, ka shkruar Berisha.

Ai ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të publikojë më shumë informacione dhe hollësi lidhur me, siç e quan ai, “dërgimin arbitrar në mbajtje”.

Postimi i tij ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, ndërsa pritet që sqarimet e mëtejshme të hedhin më shumë dritë mbi rastin.