Anëtari i Kuvendit të Odës së Infermierëve të Kosovës, Enlirat Duraku ka ngritur sërish alarmin për kushtet e infermierëve në sektorin publik në Kosovë.
Ai në një postim në Facebook, ku e ka përmendur ministri Arben Vitia, ka treguar se vetëm sot 12 infermierë kanë ikur nga Kosova.
“Vetëm sot 12 infermier kanë arritur në Gjermani. Për një ditë, ndërsa llogariteni ju që jeni në pozita dhe pushtet brenda 4 muajve sa do ikun.”, ka shkruar Duraku.