Ish-komandanti i UÇK-së si dhe anëtari i Nismës Socialdemokrate, Çerkin Dukolli, ka rikujtuar pafajësinë e ish luftëtarit të UÇK-së, Fatmir Limaj – Komandant Çelikut.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ashtu si u vërtetua 17 vite më parë pafajësia e Limaj me argumente, ashtu do të ndodh edhe me krerët e UÇK-së të cilët janë në përballje me drejtësinë në gjykatën speciale, në Hagë.
Postimi i tij i plotë:
17 vite më parë, në Hagë me argumente u vërtetua pafajësia e Komandant Çelikut dhe lufta e pastër e UÇK-së.
Kjo do të ndodhë njëjtë dhe përsëri edhe me krerët e UÇK-së dhe shtetëndërtuesit e vendit që aktualisht janë në përballje me drejtësinë në gjykatën speciale.
Krenar me UÇK, mirënjohje e respekt për ju burrështetas!
Ju pret Kosova, krenar e fitimtar. /TV Arbëria