Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Magazinë > “Duket pak i vështirë, nuk është tipi im”, Edona James vlerëson lojtarët e kombëtares shqiptare

“Duket pak i vështirë, nuk është tipi im”, Edona James vlerëson lojtarët e kombëtares shqiptare

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Edona James, ka komentuar së fundmi lojtarët e kombëtares shqiptare.

E ftuar në “Eurokampionët”, transgjinorja nga Suhareka është pyetur në lidhje me disa futbollistë.

“Je rritur në Gjermani, ish-i dashuri një futbollist gjerman. A mendon se janë më të bukur futbollistët shqiptarë a gjermanë”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.

Foto: Screenshot/YouTube

Biondja u përgjigj: “Përpara ka qenë shija ndryshe, tani është ndryshe. Besoj se shqiptarët janë më të mirë”.

E më pas, ish-konkurrentja ka dhënë vlerësimet e saj për disa yje të futbollit shqiptar.

Foto: Screenshot/YouTube

“Thomas Strakosha po duket pak i vështirë, xheloz. I bukur, por nuk është tipi jem. Unë kam dëshirë qa ta sundojë burrin”, ka thënë James.

Edona ndër tjerash shtoi: “Kristian Asllani nuk më pëlqen. Nedim Bajrami, i bukur e kisha marrë”.

Ajo duhet theksuar se këtë vit mori vëmendje të madhe me paraqitjen në edicionin e dytë të Big Brother.

Powered by WordPress