Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Duke e refuzuar Fatmir Limajn a po dëshmon Bedri Hamza se është i vetmi Zot shtëpie në PDK?

Duke e refuzuar Fatmir Limajn a po dëshmon Bedri Hamza se është i vetmi Zot shtëpie në PDK?

Shkruan: Afrim Kasolli

Tashmë është e qartë se Fatmir Limaj nga Nisma Social Demokrate, nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ky zhvillim ka nxitur shumë spekulime se cili grup apo “fraksion” i brendshëm e ka kundërshtuar rikthimin e Çelikut në origjinë e tij politike.

Deri më tani është thënë se në këtë subjekt politik faktori kryesor vendimmarrës është kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, apo një pjesë e kryesisë të lidhur kryesisht me degën e Prishtinës.

Mirëpo, faktet e fundit i demantojne këto pretendime. Sepse kryetari i degës së PDK-se në Skenderaj disa herë është shprehur hapur në favor të rikthimit të Fatmir Limajt në këtë subjekt politik. Madje, ai ka deklaruar se ky i fundit është shumë më tepër pjesë e PDK-se, se plot anëtarë tjerë të kësaj partie. Po ashtu, i njëjti është shprehur kundër që kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci të ketë vend ne PDK, pas çarjes që ndodhi në zgjedhjet e fundit lokale. Po ashtu, as ajo strukturë që njihet si grupi i kryeqytetit nuk janë ithtarë të ribashkimit me Ramiz Lladrovcin. Lirisht mund të thuhet që për t’u bërë i mundur ky skenar u imponuan edhe ndryshimet e fundit në krye të PDK-se.

Në ndërkohë, as njëri nga skenaret e synuar nga këto “fraksione” nuk po ndodh. Kryetari i ri PDK-se, Bedri Hamza me të marr detyrën i shtrëngoi duart me kryetarin e Drenasit në prezencë të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, kurse sipas të gjitha gjasave dyert e PDK-se për Fatmir Limajn do të jenë të mbyllura. Sepse siç ka deklaruar para pak dite kryetari Bedri Hamza që të ndodhë një gjë e tillë duhet kohë dhe ky riafrim nuk mund të bëhet sa hap e mbyll sytë.

Në këtë kontekst, po shihet qartë se pengesa kryesore që Fatmir Limaj të jetë pjesë listës se deputetëve të PDK-se deri më tani po duket të jetë Bedri Hamza. Arsyet e këtij ngurimi janë një “enigmë sfiksi”. Kanë qarkulluar supozime se i njëjti mund të fitojë më shumë vota se sa shumë figura tjera të larta në PDK duke marrë parasysh faktin se trupi elektoral i PDK-se paraqet një shtrat të natyrshëm për Fatmir Limajn. Apo deri te thashethmnajat se kundër këtij opsioni është Ambasada Amerikane. Se cilat janë shkaqet e vërteta të ketij hezitimi mbetet te shihet. Personalisht besoj pak se kjo ta bëjë sidmos me pandehmen e fundit. Sepse veçanërisht administrata Trump është në masë të madhe indiferente nga dinamikat e brendshme politike të shteteve të ndryshme. Ajo është më shumë e interesuar sa sa ato shtete janë konform interesave ndërkombëtare amerikane dhe se veprimet e tyre të mos e cenojnë stabilitetin rajonal.

Në këtë drejtim nëse përfshirja e zotit Limaj në listën e kandidatëve të PDK-se do t’i kontribuonte minimit të ndikimit elektoral të Albin Kurtit pikërisht do të ishte më afër projeksioneve amerikane. Ngase këta të fundit ka kohë që veprimet e kryeministrit në detyrë i kanë kualfikuar si kërcënim për stabilitetin e brendshëm të vendit dhe me implikime rajonale.

Sidoqoftë, me këtë qasje Bedri Hamza mbase po e transmeton mesazhin se është i vetmi Zot shtëpie në PDK. Dhe se vendimet për ketë subjekt politik në këtë fazë i merr duke u nisur vetëm nga kalkulimet e tij. Kuptohet me pasojat e kësaj metode “sovraniste” ai do të përballet pas përfundimittëzgjedhjevetë jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit. Atë ditë në mbrëmje do të kuptohet se a ka vepruar i njëjti drejtë apo jo drejtë.