Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Duke brohoritur kundër shtrenjtimit të rrymës, protestuesit nisën drejt ZRRE-së

Duke brohoritur kundër shtrenjtimit të rrymës, protestuesit nisën drejt ZRRE-së

Protestuesit e mbledhur në sheshet e kryeqytetit janë nisur drejt Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj rritjes së çmimit të rrymës.

Duke brohoritur mesazhet që kishin të shkruara edhe në pankarta, protestuesit paralajmëruar se do të bllokojnë çdo rrugë e shesh.

“Ne nuk jemi bankomat”, “KEK punon, KEDS-i fiton”, ishin disa nga brohoritjet që u dëgjuan.

Para se të niseshin, protestuesit mbajtën disa fjalime.