Dukagjini është nikoqir i Malishevës në kuadër të xhiros së 33-të në elitën e futbollit të Kosovës.
Do të jetë një duel shumë interesant me dy skuadrat që kanë synime të kundërta, me vendasit që duan një vend në garat evropiane dhe mysafirët që kërkojnë t’i shmangen rënies nga elita e futbollit nga Kosova.
Vendasit duan të rikthehen te fitoret pas asaj humbje në Gjilan pasi ende shpresojnë për një vend që i dërgon sezonin e ardhshëm.
Në anën tjetër mysafirët të udhëhequr nga Bylbyl Sokoli janë në top formë ku kanë tre fitore radhazi dhe nuk duan të humbasin këtë sfidë.
Formacionet zyrtare:
Dukagjini: Haxhihamza, Shala, Basriu, Syla, Kuçi, Salihu, Khomutov, Morina, Zulfiu, Merlaku, Januzi.
Malisheva: Gashi, Pira, Bihorqc, Kryeziu, Veliu, Vitija, B.Maliqi, Bruti, Avdyli, Sobowale, Tolaj.
/TV Arbëria