Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dukagjin Lipa: Dua s’do të performojë çdo vit në “Sunny Hill”

Dukagjin Lipa: Dua s’do të performojë çdo vit në “Sunny Hill”

Themeluesi i Festivalit “Sunny Hill”, Dukagjin Lipa, ka folur për natën e parë të këtij festivali i cili nisi mbrëmë.

Lipa tha se për ta që punojnë në festival, mund ta shijojnë më pak, pasi janë duke punuar gjatë gjithë kohës që performanca e artistëve dhe çdo gjë tjetër të jetë sa më e mirë.

“E shijojmë në një masë por jo sikur publiku. Edhe dita e parë është më e vështira e festivalit pasi gjithçka duhet të kontrollohet në masa shumë më të mëdha, por të gjithë e kemi shijuar shumë mbrëmë festivalin”, tha Lipa.

Ai po ashtu u shpreh se pavarësisht që vajza e tij, ylli me famë botërore Dua Lipa performoi mbrëmë, të njëjtën gjë nuk pritet që ta bëjë për çdo vit në “Sunny Hill”.

“Kjo performancë është pjesë e turit. Duhet të i lajmëroj të gjithë që Dua nuk do të performojë për çdo vit në Sunny Hill. Ne e kemi line-up një nga më të mirët në Evropë. Besoj që njerëzit e dinë që është e pamundur që Dua të këndojë për çdo vit”, tha Lipa.

Mbrëmë, në skenë bashkë me Duan u ngjit edhe vetë Dukagjini me këngën “Era”, e për të cilën tha se kjo ishte një surprizë për publikun.

“Ishte një surprizë, në çdo qytet dhe shtet që shkojmë, Dua e ka një cover të atij vendi, e këtë radhë ka zgjedhur kështu. Veç Prishtina e ka mundësinë me pa. Zakonisht kemi mysafirë prej më të ndryshme. Pra, në çdo vend është artisti i atij vendi”, tha ai. /KlanKosova