Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Duhet me ja bë ADN-në”, ish-luftëtari për personin që e kërcënoi Ramushin nga Kuvendi

“Duhet me ja bë ADN-në”, ish-luftëtari për personin që e kërcënoi Ramushin nga Kuvendi

Një person ka kërcënuar me pushkatim në Kuvendin Kosovës ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.

Policia e ka arrestuar atë të mërkurën për kërcënim ndaj Haradinajt.

Këtë e ka komentuar në “Frontal” të T7, Bujar Haradinaj, bashkëluftëtar i Ramush Haradinajt.

Ai tha se personi që kërcënoi në Kuvend duhet t’i shikohet ADN-ja.

 

“Duhet me ia bë ADN-në, ose shteti duhet me i marrë masat për këta njerëz”, ka thënë ai.