Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Dugolli përkrah Rubios në festimet për Ditën e Pavarësisë së ShBA-së

Dugolli përkrah Rubios në festimet për Ditën e Pavarësisë së ShBA-së

Ambasadori i Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli është takuar me Sekretarin e Shtetit amerikan Marco Rubio, me rastin e festimeve për Ditën e Pavarësisë së ShBA-së.

Dugolli shkroi se është krenar që qëndron përkrah Rubios në nderimin e kësaj dite.

“Ishte një kënaqësi e madhe të bashkohesha në shumë festime që festojnë 249-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së. Krenar që qëndroj përkrah pritësve tanë të bujarë në nderimin e rëndësisë së kësaj dite të veçantë dhe në forcimin e lidhjeve të qëndrueshme midis Kosovës dhe ShBA-së”, shkroi Dugolli në “X”.